BE: Koha kur energjia përdorej për të na shantazhuar ka mbaruar, Rusia nuk duhet të anashkalojë sanksionet

BE: Koha kur energjia përdorej për të na shantazhuar ka mbaruar, Rusia nuk duhet të anashkalojë sanksionet

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisioni Evropian ka thënë se Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përdorë energjinë si mënyrë për të shantazhuar kontinentin Evropian, ajo tha se Rusia nuk do të lejohet të kërkojë pagesë në rubla për naftën dhe gazin e saj siç ka njoftuar Moska, pasi kjo do të ishte një anashkalimi i sanksioneve dhe shkelje e kontratës.

"Do të ishte një përpjekje për të anashkaluar sanksionet. Ne nuk do të lejojmë që sanksionet tona të anashkalohen. Koha kur energjia mund të përdoret për të na shantazhuar ka mbaruar."

Më herët dhe kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu refuzoi të paguajë energjinë në rubla, duke thënë se monedha për pagesat ishte specifikuar tashmë në kontrata.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime