Ata kërkuan hetim dhe investigim të drejtë ndaj të akuzuarve, të cilët nga ana e tyre shprehen se nuk kanë përse të tremben pasi “frika është shenjë e atyre që kanë kryer krime”.
Të paktën 24 persona u arrestuan në bastisjen policore në një gazetë të përditshme dhe një stacion televiziv, media pranë partive opozitare. Të arrestuarit janë akuzuar për “tentativë në kontrollin e shtetit”.
Gazeta “Zaman” dhe kanali televiziv “Samanyolu” janë media pranë klerikut islamik Fetullah Gulen, kritiku kryesor i Presidentit të vendit Rexhep Taip Erdogan.
Gulen i vendosur në SHBA, është lideri shpirtëror i lëvizjes “Hizmet”, dhe akuzohet nga Presidenti Erdogan për konspiracion në drejtimin e një shteti paralel në Turqi. Edhe kryeministri i vendit Ahmet Davutoglu është shprehur lidhur me këto arrestime se ata që konspirojnë kundër qeverisë do të mbajnë përgjegjësi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)