BE kundër Nikolic: Nuk ndryshohet
historia, Srebrenica ishte genocid

BE kundër Nikolic: Nuk ndryshohet <br />historia, Srebrenica ishte genocid
BRUKSEL- Bashkimi Europian del kundër Presidentit serb Nikolic në lidhje me mohimin e genocidit në Srebrenicë. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Pia Ahrenkilde, ka deklaruar sot se “Bashkimi Evropian kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për të rishkruar historinë”. BE shprehet se nuk do të tolerojë përpjekjet për të mohuar genocidin ndaj myslimanëve në Srebrenicë.

Zëdhënësja e Komisionit Europian ka theksuar se verdiktet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë dhe të Tribunalit të Hagës e përcaktojnë qartë maskarën e Srebrenicës si gjenocid. “Vrasjet në Srebrenica në korrik të 1995 ishin një krim kundër tërë njerëzimit dhe nuk duhet t'i harrojmë kurrë dhe nuk duhet të lejojmë që të ndodhin kurrë më”, ka thënë ajo.

Nikolic deklaroi për mediat malazeze se masakra e Srebrenicës është një krim i rëndë lufte, por jo genocid. Menjëherë pas kësaj deklarate pati një reagim nga Kreu mysliman i presidencës tre-palëshe të Bosnjës, Bakir Izetbegovic I cili theksoi se kjo deklaratë mund të shkaktojë tensione.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre