BE, “Evropa me dy Shpejtësi”
Polonia: Po na shtyjnë jashtë Unionit

BE, “Evropa me dy Shpejtësi”<br />Polonia: Po na shtyjnë jashtë Unionit
POLONI-Shef i partisë në pushtet në Poloni, Jaroslaw Kaczynski, ka paralajmëruar se në rastin e  aplikimit të  “Evropës me dy Shpejtësi”, Polonia mund të largohet nga Unioni.

“Ne nuk mund të pranojmë asnjë shpallje të Evropës me dy shpejtësi. Kjo do të thotë ose na shtyjnë jashtë Unionit, ose që ne të degradohemi dhe të vihemi në radhën e anëtarëve të një kategorie më të ulët”, ka thënë presidenti i partisë nacionaliste konservatore Ligj dhe Drejtësi.

Gjithashtu ai ka shtuar se politika e Gjermanisë shkon kundër interesave të Polonisë dhe wshtw zotuar se do t’i kundërvihet këtij skenari i cili është parë si një prej të mundshmëve për të ardhmen e BE- së pas Brexit.

Nga ana tjetër Gjermania dhe Franca janë dy nga mbështetëse më të mëdha të “Evropës me dy shpejtësi”,  e cila do të përshpejtojë integrimin e vendeve që janë gati të integrohen.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë