Kosova mund të eksportojë mallrat e saj në cdo vend të Europës. Ky vendim vjen pas kthimit të masave tregtare autonome të cilat një vit më parë ishin pezulluar.
Khaldoun Sinno, Ushtrues Detyre i Kryesuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë vlerësoi se ky është vendim i rëndësishëm për bizneset kosovare.
Masat tregtare autonome aplikohen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Synim kryesor i preferencave tregtare, të cilat janë vendosur për të gjitha shtetet që janë pjesë e procesit të Stabilizim-Asocimit, është që përmes një qasjeje të privilegjuar në tregun e BE-së të rigjallërohet ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këto preferenca tregtare i ishin dhënë edhe Kosovës në të kaluarën, mirëpo regjimi përfundoi më 31 dhjetor 2010.
/Shqiptarja.com