Pas takimit me Presidentin Ivanov ,Kryetari i Keshillit Europian ,Donald Tusk është shprehur se Maqedonia nuk ka mundësi tjetër përveç BE-së dhe se zgjidhjen nga kriza
politike duhet ta gjejë vetë Maqedonia.
“Vij me një porosi të fuqishme nga liderët dhe institucionet e BE-së, perspektiva juaj është e padyshimtë. Ju mbetet juve që të gjeni zgjidhjen për krizën politike të bazuar në demokraci. Vetëm një zgjidhje e tillë do të jetë e qëndrueshme”, është shprehur Tusk.
Gjithashtu Tusk ka falënderuar Ivanov për ndihmën që ofroi Maqedonia gjatë krizës së refugjatëve , dhe së fundmi i ka bërë të ditur se nuk do ta ketë mbështetjen e BE-së deri sa të bëhet i mundur kapërcimi i krizës politike .
"Kur ta gjeni zgjidhjen (për zhbllokim të proceseve demokratike, v.j.) do të mund të konsideroni në mbështetjen tonë,” është shprehur Tusk.
Redaksia online
d.m/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com