BE: Marrëveshjet tregtare të Anglisë
me palë të treta, vetëm pas largimit

BE: Marrëveshjet tregtare të Anglisë<br />me palë të treta, vetëm pas largimit
Bashkimi Evropian ka deklaruar se Britania është e lirë të diskutojë për marrëveshje të mundshme të tregtisë së lirë me një vend të tretë, por nuk mund të negociojë një marrëveshje pa dalë përfundimisht nga BE-ja.

“Asgjë në traktatet nuk i ndalon një shteti anëtar për të diskutuar për tregti, por ju mund të negocioni një marrëveshje tregtare vetëm pasi të jetë larguar nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Margaritis Schinas, gjatë një konference ditën e djeshme, ku shtoi se politika tregtare mbete një kompetencë ekskluzive e BE-së.

Ndërkohë Anglia e cila po përgatitet për të dalë nga Bashkimi Evropian, është duke kryer bisedime me Indinë, Australinë dhe Zelandën e Re.

Gjithashtu, kryeministrja britanike, Theresa May, të premten pritet të takojë presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar se kërkon të arrijë një marrëveshje tregtare me Anglinë, në një periudhë kohe sa më  të shkurtër.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari