BE, masa kundër vendeve
që nuk pranuan emigrantë
Komisioni Europian do të proçedojë për shkelje kontrate Hungarinë, Republikën Çeke dhe Poloninë, 3 nga vendet që refuzuan të strehojnë emigrantë.
Komisioni Europian do të proçedojë për shkelje kontrate Hungarinë, Republikën Çeke dhe Poloninë, 3 nga vendet që refuzuan të strehojnë emigrantë.
Gjatë vitit 2015 blloku vendosi të pranonte rreth 160 mijë të ardhur,të cilët do të shpërndaheshin në vendet anëtare bazuar në një sistem kuotash. Ndërkohë detyrimi ligjor u përball me rezistencën e disa shteteve të Europës Qëndrore dhe Lindore.
Hungaria dhe Polonia nuk pranoi asnjë refugjat ndërsa Republika Çeke lejoi vitin e kaluar vetëm 12 refugjatë, ndërkohë që këtë muaj bëri të ditur se do të largohet përfundimisht nga marrëveshja duke përmendur arsyet e sigurisë.
Komisioneri i Çështjeve të Brëndshme të Emigracionit Dimitris Avramopoulos ngriti akuza ndaj Budapestit, Varshavës dhe Pragës për nëpërkëmbje të solidaritetit europian.
“E them me keqardhje se, pavarësisht thirrjeve tona, të trija këto vende nuk e kanë aplikuar detyrimin ligjor. Për këtë arsye, Komisioni Europian vendosi të nisë procedurat ndaj shkeljeve të kryera prej tyre. Shpërndarja mund të funksionojë vetëm nëse të gjithë në BE marrin përsipër përgjegjësinë e tyre. Nuk ka përjashtime. Europa nuk do të thotë vetëm të përfitosh parà, ose të garantosh sigurinë. Bëhet fjalë edhe për solidaritet dhe përgjegjësi politike”, tha Dimitris Avramopoulos, Komisioner europian i Emigracionit.
Kryeministri çek Bohuslav Sobotka e ka kundërshtuar lëvizjen e komisionit, duke i cilësuar kuotat si jofunksionale dhe ulin besimin e qytetarëve në aftësitë e BE-së.
Gjithashtu edhe qeveria hungareze ka bërë të njohur kundërshtimin ndaj këtij vendimi. Budapesti,sipas Ministrit të Jashtëm Peter Zsijjarto e konsideron këtë si “presion ndaj tij” nisjen e proçesit për shkelje të kontratës.
Nga të dhënat e Komisionit nga 160 mijë azilkërkues vetëm 20.869 janë shpërndarë në vendet e bllokut. Pjesa më e madhe e refugjatëve nga Afrika qëndrojnë në kampet e ishujve të Lampeduzës.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58%
-
Investigimet
20.8%
-
Lufta politike
21.2%
Vota total: 2402
Lajme të tjera
-
Reagimet e vendeve perëndimore për armët bërthamore ruse në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë njësoj si vendet e NATO-s
27 Mars, 22:46
-
VIDEO/ Shqipëria krijon rastet, Polonia bën golin! Kombëtarja e nis me humbje fushatën Euro 2024, Sylvinho guxon në debutim
27 Mars, 22:39
-
'Uaa e tmerrshme', Çfarë e habiti Oltën kaq shumë tek Luizi: Ky sikur është rritur në mal
27 Mars, 22:34
-
Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë
27 Mars, 22:24
-
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
27 Mars, 22:21
-
LIVE/ Asllani - Uzuni bëjnë 'lëmsh' polakët, Szczęsny hero te Polonia (VIDEO)
27 Mars, 22:06
-
Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret
27 Mars, 21:53
-
Sherr në Varshavë, shoqërohen në polici dy tifozët e kombëtares shqiptare
27 Mars, 21:49
-
Lorenc Vangjeli: Plumbat tek Topi, topat me predha që do të shpërthejnë nesër për gjithkënd
27 Mars, 21:47
-
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar
27 Mars, 21:43
-
Zelensky viziton rajonin më të goditur nga rusët: mbi 5 mijë ndërtesa janë shkatërruar, mes tyre edhe institucione arsimore dhe mjekësore
27 Mars, 21:33
-
A uleni këmbëkryq? Kujdes, kjo po ju dëmton shëndetin
27 Mars, 21:31