BE mbështetje të fuqishme promovimit të potencialeve turistike në Shqipëri

BE mbështetje të fuqishme promovimit të potencialeve turistike në Shqipëri

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë promovimit të trashëgimisë kulturore në Korçë

Ruajtja e trashëgimisë sonë ka të bëjë me ekonominë, ka të bëjë me përgjegjësinë e përbashkët, por mbi të gjitha, me detyrën tonë morale dhe historike ndaj brezave të mëparshëm dhe të ardhshëm.

Ambasadorja Romana Vlahutin

Kështu u shpreh kryetarja e Delegacionit të BE-së, Ambasadorja Romana Vlahutin të shtunën në Korçë, ku delegacioni i BE-së përfundoi Javën e tij të Europës “Udhëtim përmes mrekullive kulturore dhe natyrore të Shqipërisë”.

Gjatë shtatë ditëve dhe përmes më shumë se 25 evenimenteve ne eksploruam se si Shqipëria është një pjesë thelbësore e kulturës dhe historisë së pasur të Europës. Promovimi i trashëgimisë kulturore është një shans i madh për komunitetet vendore.

Në Pazarin e Korçës, ekspertët diskutuan për këto mundësi dhe moderatorja Lejla Hadzic nga “Trashëgimia Kulturore pa Kufi”, theksoi se për çdo 800,000 euro të investuara në rehabilitimin e ndërtesave krijohen 31.3 vende pune, ndërsa e njëjta shumë e investuar në industrinë përpunuese krijon vetëm 21.3 vende pune.

Në këtë kontekst, Ambasadorja e BE-së Vlahutin dhe ministrja Kumbaro ndanë çmimet e një konkursi të Delegacionit të BE-së për arkitektët e rinj që punojnë në objekte turistike që respektojnë arkitekturën tradicionale.

Ambasadorja deklaron se: 

Tani BE-ja do ta përshpejtojë fuqishëm mbështetjen e saj për një industri turizmi bazuar në asete natyrore dhe kulturore, me zbatimin e një programi të ri pilot në katër rajone (Fier, Berat, Shkodër dhe Korçë).

Ambasadorja Romana Vlahutin

Gjithashtu Ambasadorja Vlahutin deklaroi se:

Kjo është një finale e madhe për Javën e Europës në një Vit Europian të Trashëgimisë Kulturore. Ruajtja e trashëgimisë sonë ka të bëjë me ekonominë, ka të bëjë me përgjegjësinë e përbashkët, por mbi të gjitha, me detyrën tonë morale dhe historike ndaj brezave të mëparshëm dhe të ardhshëm./ata/

Ambasadorja Romana Vlahutin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja