BE mbledh samit për emigrantët
"Maqedonia ka shtuar kontrollet"

BE mbledh samit për emigrantët<br />
Liderët europian dhe ata të Turqisë janë mbledhur këtë të hënë në një samit emergjence në Bruksel për të diskutuar lidhur me  krizën  e refugjatëve e cilësuar si më e rënda që nga Lufta e dytë Botërore. Bashkimi Europian synon të frenojë  rrjedhjen e emigrantëve dhe të gjejë rrugëzgjidhje. Bisedimet kryesore  do të përfshijnë mbylljen e rrugës së veriut nga  Ballkani.

 Ndërkohë më herët në një prononcim për Report zv kryeministër i Maqedonisë Fatmir Besimi tha se Maqedonia është në pritje të vendimeve në Bruksel
 "Ajo që mund të them është që tani Maqedonia është në pritje të vendimeve në Bruksel me qëllim që të mundet që refugjatët të kalojnë në rrugën në të cilën është përcaktuar dhe me qëllim që të ketë një trajtim sa më të përshtatshëm sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare. "-tha Besimi
 
Kufinjë nuk janë mbyllur nga Maqedonia tha Besimi por ka kntroll si për hyrjet ashtu edhe për daljet
 
Pritet që refugjatët të cilët kalojnë në Maqedoni do të vazhdojnë rrugën për më tutje. Kufijtë nuk janë të mbyllura nga Maqedonia por kontrolli është që aq sa janë hyrjet në Maqedoni aq janë dhe daljet. Përveç autoriteteve të Maqedonisë situatën po e monitoron dhe misionet ndërkombëtare të huaja. Një kategori e cila është kthyer është një kategori .

Pritet që BE-ja do të shtyjë Turqinë  qe të marrë përsipër emigrantët ekonomikë  dhe ka premtuar se do t’i jape  Ankarasë  rreth 3 miliardë euro.

Nga ana tjetër Greqia pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin e saj me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku mbi 12.000 emigrantë janë bllokuar për të vazhduar rrugëtimin e tyre.

Rreth një milion njerëz  kanë arritur  në Europë përmes rrugëve ilegale. Ata përpiqen të largohen nga trazirat ekonomike dhe politike  në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe në  Azia.

Ndërkohë kreu i këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk  është shprehur optimist për gjetjen e një konsensusi për krizën e refugjatëve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi