Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen
Komisioni Europian ka prezantuar paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë.
Presidentja Ursula von der Leyen, tha se“ndërsa Ukraina vazhdon të mbrohet me guxim të jashtëzakonshëm në fushën e betejës, Kremlini po dyfishon krimet e luftës, duke goditur qëllimisht shtëpitë dhe infrastrukturën civile.
“Impiantet e energjisë dhe sistemet e ngrohjes janë vënë në shënjestër, duke lënë komunitete të tëra pa energji elektrike në temperatura shumë të ulëta. Kjo nuk është sjellja e një shteti që kërkon paqe. Është sjellja e një kombi që zhvillon një luftë shkatërruese kundër një popullsie civile të pafajshme", tha ajo.
Von der Leyen paralajmëroi se “Rusia do të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm me qëllim të sinqertë nëse i bëhet presion ta bëjë këtë, pasi kjo është e vetmja gjuhë që Rusia e kupton.
Paketa e 20-të e sanksioneve do të godasë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë ruse.
Russia will only come to the table with genuine intent if it is pressured to do so.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 6, 2026
So we are tabling our 20th package of sanctions against Russia covering energy, financial services and trade ↓https://t.co/6OmfycLWCc pic.twitter.com/xDE1zkqlIq
Lajmi kryesor:
Atentat gjeneralit rus në Moskë, qëllohet me armë zjarri jashtë banesës së tij! Vladimir Alekseyev ishte pjesë e delegacionit rus në Abu Dhabi







