BE miraton strategjinë makrorajonale Adriatiko-Joniane

Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan dje strategjinë e re makrorajonale për vendet që shtrihen përgjatë deteve Adriatik dhe Jon (EUSAIR).

Komisioneri evropian për Politikat Rajonale, Johannes Hahn dhe komisionerja evropiane për Çështjet Detare, Maria Dhamanaqi shprehën kënaqësinë e tyre për miratimin e kësaj strategjie, që përfshin Italinë, Kroacinë, Greqinë, Slloveninë, Shqipërinë, Nosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

"Strategjia e re për makrorajonin Adriatiko-Jonian do të jetë një model për iniciative të ardhshme në zonat detare", deklaroi komisionerja evropiane për Çështjet Detare, Maria Dhamanaqi.

"Suksesi i rajonit Adriatiko-Jonian do të kontribuojë në prosperitetin dhe sigurinë e Evropës si një e tërë", theksoi komisioneri evropian për Politikat Rajonale, Johannes Hahn.

Kjo iniciativë që përfshin 70 milionë banorë në të dy anët e Adriatikut, përfaqëson një hap të rëndësishëm për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Italia përfaqësohet në këtë iniciative nga 13 rajone që janë Siçilia, Kalabria, Bazilikata, Pulia, Molize, Abruco, Marke, Emilia Romanja, Veneto, Friuli Venecia Xhiulia, Trentino Alto Adixhe, Lombardia dhe Umbria.

ATSH

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun