BE, Mogherini: Qëndrimi ynë i qartë,
nuk e njohim aneksimin e Krimesë

BE, Mogherini: Qëndrimi ynë i qartë,<br />nuk e njohim aneksimin e Krimesë
Komisionerja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar se qëndrimi i BE-së për Krimenë është i qartë dhe se Bashkimi Evropian nuk do ta njoh aneksimin ilegal që po bëhet nga Rusia.

“Nga aspekti i Bashkimit Evropian, gjithçka është e qartë. Nuk do të njohim aneksimin ilegal rus të Krimesë, ndërsa do të angazhohemi për vendosje të paqes dhe stabilitetit në lindje të Ukrainës përmes implementimit të marrëveshjes së Minskut”, është shprehur Mogherini.

Deklarata e Mogherinit është bërë gjatë seancës së Këshillit për Punë të Jashtme, në të cilën marrin pjesë shefat e diplomacisë të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këtë seancë është diskutuar për krizën në Ukrainë, Egjipt dhe në Lindjen e Mesme.

Mogherini gjithashtu ka shtuar se do të vazhdohet të punohet për të zgjidhur të gjitha problemet, duke përfshirë edhe marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato