BE mund të rivendosë vizat
për disa shtete të Ballkanit

BE mund të rivendosë vizat <br />për disa shtete të Ballkanit
BRUKSEL- Bazuar në rregullat e reja, për të cilat u arrit pajtueshmëri dje në Bruksel, qeveritë e Bashkimit Evropian do të kenë mundësi që shumë shpejt të rivendosin kërkesat për viza për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në rast se ka ndonjë fluks të papritur të emigrantëve.

Vendimi i ministrave të brendshëm të BE-së ka adresuar shqetësime për një rritje të lartë të azilkërkuesve nga vendet e Evropës lindore, shumica prej të cilëve i takojnë komuniteti romë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Rregullat e reja, njofton Reuters, do ta lehtësonin anulimin e udhëtimit pa viza për shtete të caktuara, por Parlamenti Evropian ende duhet të diskutojë e të votojë për këto masa.

Shumica e qytetarëve nga Ballkani tani mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Një gjë e tillë ka bërë që të rritet numri i azilkërkuesve në disa vende të Evropës perëndimore, veçanërisht në Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe Suedi.

Qeveritë e Bashkimit Evropian mundësoi udhëtimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës në fund të vitit 2010, një vit pasi iu dha e njëjta mundësi Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, me qëllim të promovimit të stabilitetit në Ballkan.

BE-ja është në proces të marrëveshjes për udhëtim pa viza për Ukrainën dhe Moldavinë, por është duke vënë kushte për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit dhe menaxhimin e emigrantëve ilegalë.
(europaelire)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online