BE ndërhyn për të zgjidhur
ngërçin ndërmjet PD-PS

BE ndërhyn për të zgjidhur<br />ngërçin ndërmjet PD-PS
TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, theksoi dje se reforma territoriale në Shqipërisë është shumë e rëndësishme dhe se kjo është përcaktuar edhe në progres-raportin e BE-së. Në një takim që kreu i dilomacisë europiane zhvilloi në qytetin e Shkodrës, theksoi se palët duhet të bashkëpunonjë për një reformë kaq të rëndësishme. Sequi shprehet opotimist për arritjen e këtij konsensusi ndërmjet palëve duke theksuar se ka informacion se palët po bashkëpunojnë për një reformë kaq të rëndësishme. “Për këtë pikë është folur edhe në progres- raportin e Komisionit Europian.

Jam informuar se po bisedohet mënyra si do bëhet reforma dhe kam besimin se do të gjendet një zgjidhje për realizimin e kësaj reforme”, u shpreh Sequi. Deklarata e kreut të delegacionit së BE-së në Shqipëri u bë nga Shkodra ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar për kontratat e reja të Programit Ndërkufitar Shqipëri– Mali i Zi, për të cilën, Ambasadori Sequi tha se ka qënë një ditë e rëndësishme për lançimin e një sërë projektesh të rëndësishme, të financuara nga bashkimi Europian, të cilat kanë sjellë së bashku aktorë si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Mali i Zi.

Ngërçi
Ngërçi i reformës territoriale ka rreth një muaj që është krijuar pasi opozita nuk ka pranuar që të marrë pjesë në komisionin e posaçë. Në fillim Partia Demokratike vendosi disa kushte për të marrë pjesë në këtë proces si e drejta e vetos dhe krijimi i një komisioni me dy bashkëkryetar ku numri i anëtarëve të ishte i barabartë ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Kjo gjë u garantua nga ana e mazhorancës e cila ia plotësoi të gjitha kërkesat e vendosura nga ana e Partisë Demokratike.

Por pas plotësimi të këtyre pretendimeve, opozita vendosi tri kushte të tjera që kishin të bënin me mosshkarkimin e Zana Xhukës, kreu i ILDKP, tërheqjen e të gjitha amendamenteve për AMA-n si edhe tërheqjen e aktit norative të qeverisë për nëpunësin civil. Kësisoj nga këti tri kushte, i gjithë procesi i reformës territoriale u fut në një ngërç pasi vetëm dy ditë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha, theksoi se nuk pranon që të negocioni politike për ndarjen e re administrative të Shqipërisë.

Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë