Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje për të ndaluar në shitjen e makinave me motor me djegie të brendshme duke nisur nga viti 2035, një hap që parashikon të riformësojë transportin dhe do të shënojë një hap të rëndësishëm në rrugën për të reduktuar emetimet e karbonit.
Tre institucionet kryesore të BE-së, krahu i saj ekzekutiv, parlamenti dhe shtetet anëtare, ranë dakord për një marrëveshje të enjten që do t'u kërkojë prodhuesve të makinave të arrijnë një objektiv të emetimit zero deri në vitin 2035.
Negociatorët e BE-së nënshkruan të enjten mbrëma marrëveshjen e parë të paketës "Fit for 55" të bllokut të krijuar nga Komisioni për të arritur objektivat klimatike të BE-së për uljen e emetimeve të gazrave që shkaktojnë ngrohjen globale me 55% gjatë kësaj dekade.
Parlamenti i BE-së tha se marrëveshja është një "sinjal i qartë përpara Konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike COP27 se BE-ja është serioze në lidhje me miratimin e ligjeve konkrete për të arritur objektivat më ambicioze të përcaktuara në Ligjin e BE-së për Klimën".
Sipas të dhënave të bllokut, transporti është i vetmi sektor ku emetimet e gazeve serrë janë rritur në tre dekadat e fundit, duke u rritur me 33.5% midis 1990 dhe 2019. Makinat e pasagjerëve janë një ndotës kryesor, duke përbërë 61% të emetimeve totale të CO2 nga transporti rrugor i BE-së. .
BE dëshiron të reduktojë në mënyrë drastike emetimin e gazit nga transporti deri në vitin 2050 dhe të promovojë makinat elektrike, por një raport nga auditori i jashtëm i bllokut tregoi vitin e kaluar se rajonit i mungojnë stacionet e duhura të karikimit.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.4%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
23 Janar, 14:02
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56