BE ndihmon Turqinë në përballje me zjarret! Publikohen pamjet e shkrepura nga satelitët turq në zonat e shkrumbuara

BE ndihmon Turqinë në përballje me zjarret! Publikohen pamjet e shkrepura nga satelitët turq në zonat e shkrumbuara

Bashkimi Evropian ka nisur ndihmë për Turqinë të hënën, ndërkohë që edhe një numër i madh vullnetarësh u janë bashkuar zjarrfikësve për t’u përballur me zjarret pyjore, që kanë lënë të vdekur tetë persona dhe kanë rritur presionin ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Më 1 gusht, Turqia, e shkatërruar nga zjarret  që kanë përfshirë vendin që prej 6 ditësh aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE -së. Menjëherë pas kësaj Komisioni Evropian tashmë ka ndihmuar në dërgimin  e 1 avioni Canadair nga Kroacia dhe 2 Canadair nga Spanja.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič tha:

 "BE qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë në këtë kohë shumë të vështirë. Falenderoj të gjitha vendet që kanë ofruar ndihmë. Ne jemi së bashku me popullin turk, me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me trimat , ekipet e kërkim-shpëtimit të po bëjnë çdo gjë për të shuar zjarret vdekjeprurëse. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme. "

Zjarret pyjore janë duke u zgjeruar në rajonet turistike të Turqisë, përkatësisht në brigjet e Mesdheut dhe Egjeut, duke shtyrë edhe evakuimin e turistëve nga hotelet.

Mirëpo kjo situatë ka ekspozuar edhe Erdoganin që përballet me zgjedhje brenda dy vjetëve me një valë të re kritikash për përgjigjen e tij ndaj situatës. Lideri turk është kritikuar pasi gjatë fundjavës është parë duke iu hedhur banorëve lokalë qese çaji, përgjatë një vizite në zonat më të prekura nga zjarret.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka falënderuar Brukselin të hënën për dërgim të një aeroplani nga Kroacia dhe dy nga Spanja.

Ndërkohë që Göktürk 1 dhe 2, dy satelitë vëzhgues të Tokës të Ministrisë Turke të Mbrojtjes, kanë fotografuar zjarret në provincën Mesdhetare të rrethit Manavgat të Antalias dhe krahinën Egje të rrethit Marmaris të Muğla nga hapësira.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës