BE: Nëse Serbia nuk merr hapa për përshkallëzimin e situatës në veri, do të vendosen masa ndaj saj

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka paralajmëruar masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë. Në një deklaratë për mediat, Stano ka thënë se nëse Serbia nuk merr hapa për përshkallëzime të situatës në veri të Kosovës, 27 vendet anëtarë të Bashkimit Europian mund të bien dakord që të vendosen masa ndëshkuese edhe ndaj Beogradit, njëjtë si Prishtina.

“Nëse shtetet anëtare të BE-së vendosin, atëherë ne do të vendosim masën e nevojshme kundër Serbisë nëse 27 shtetet anëtare deklarojnë se në situatën aktuale, në kontekstin aktual të kësaj krize të fundit se Serbia nuk po bën gjithçka për të de-eskaluar situatën”, ka thënë Stano.

Sa i takon masave që i janë vënë Kosovës, Stano ka thënë se ku vendim është marrë pasi Prishtina hezitoi të sillej sipas politikave të Bashkimit Europian dhe nuk mori masa për të qetësuar situatën në veri.Stano ka deklaruar se BE po bën çdo gjë që i takon si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kur është fjala për temën që ngrihet nga 56 nënshkrimet dhe parlamentarët nga disa shtete anëtare dhe disa vende të tjera të treta. Mund të them vetëm se politikat e BE-së janë në unanimitet me ato 27 shteteve anëtare, ashtu siç kanë vendosur qeveritë e tyre”.

“Ne kemi mijëra-mijëra deputetë në Bashkimin Evropian, kështu që qëndrimet e BE-së përcaktohen nga vendimet e qeverive të 27 shteteve. Kur është fjala për dialogun dhe çështjen që ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë, kemi thënë shumë herë se BE-ja është ndërmjetësuese, po ndihmon të dyja palët për të arritur kompromiset e nevojshme për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Duke komentuar letrën që dhjetëra ligjvënës euro-perëndimorë u dërguan zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësi i bllokut Peter Stano, tha se politikën e jashtme të Bashkimit Evropian e përcaktojnë vendet anëtare të tij.

“E tëra që mund të them sa i takon kësaj çështjeje të ngritur nga 56 nënshkrues, parlamentarë nga disa vende anëtare dhe disa vende të treta, është se politikat e Bashkimit Evropian vendosen njëzëri nga 27 vendet anëtare, siç është e përcaktuar dhe siç kërkohet nga vet qeveritë e tyre. Kemi mijëra e mijëra parlamentarë në Bashkimin Evropian kështu që pozicioni dhe veprimet e Bashkimit Evropian rreth politikës së jashtme përcaktohen unanimisht nga vendimet e 27 qeverive”, tha zoti Stano.

Ndërkohë, në një deklaratë ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që të BE të heqë masat që ka vënë ndaj Kosovës. 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor