PRISHTINE - Një ekip prej tetë analistësh të zgjedhjeve të BE-së, me seli në Prishtinë, do të ndjekin të gjitha aspektet e procesit zgjedhor në Kosovë, për të vlerësuar pajtueshmërinë e tij me legjislacionin e Kosovës si dhe me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.
Ekipi do të analizojë kuadrin ligjor, punën e administratës zgjedhore, aktivitetet e fushatës dhe zhvillimin e mediave, votimit dhe numërimit, të verifikimit të votave, ankesave dhe procesit të ankimit dhe shpalljen e rezultateve.
Ndërsa 20 vëzhgues afatgjatë do të pozicionohen nëpër Kosovë për të përcjellë periudhën parazgjedhore dhe zhvillimet pas zgjedhjeve. Përgjatë ditës se zgjedhjeve, atyre do t’iu bashkëngjiten 42 vëzhgues afatshkurtër.
Vëzhgimi i ditës së zgjedhjeve mund të përforcohet me më shumë përfaqësues diplomatik të shteteve anëtare të BE-së. Kjo bëhet e ditur nga Shefi i misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë, dhe Anëtar i Parlamentit Evropian, Roberto Gualtieri.
Kështu duke filluar misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, që pritet të mbahen më 8 qershor.
Gualtieri nga Italia ka thënë se këto zgjedhje janë një tjetër moment historik i rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm demokratik të Kosovës.
“Prania jonë këtu pason vëzhgimin e vitit të kaluar të zgjedhjeve komunale dhe pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për mbështetjen e zgjedhjeve transparente, gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese në Kosovë", ka thënë ai.
VZ-ja do të lëshojë një deklaratë paraprake me të dhënat e saj fillestare në një konferencë shtypi në Prishtinë menjëherë pas ditës së zgjedhjeve, e ndjekur nga një raport përfundimtar disa javë pas publikimit të rezultateve përfundimtare.
MVZ-ja e BE-së, kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur nga institucionet e tjera të BE-së në Kosovë, duke përfshirë edhe Zyrën e BE-së në Kosovë, Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, përfaqësive diplomatike dhe vendeve anëtare të BE./Kosovapress/
Redaksia Online
/Shqiptarja.com