BE: Nuk ju detyruam ne
për ligjin e plehrave
Komisioni Europian ka hedhur poshtë të gjithë argumentet e përdorura deri më tani që e justifikojnë ligjin e menaxhimit të mbetjeve si një kërkesë të BE. Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Peter Stano argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por veçon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë.
BRUKSEL- Komisioni Europian ka hedhur poshtë të gjithë argumentet e përdorura deri më tani që e justifikojnë ligjin e menaxhimit të mbetjeve si një kërkesë të BE.
Ai argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por veçon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë. Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Peter Stano, në nje interviste per "Top Channel" tha se një ligj për menaxhimin e mbetjeve ishte vërtet i nevojshëm, por 'ne nuk kemi diktuar kushte dhe nene të veçanta, aq më shumë për importin e mbetjeve'.
"Siç e dini, miratimi i ketij ligji ishte në kuader të përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë europian. Ajo çfarë duhet të kemi parasysh është që Bashkimi Evropian nuk inkurajon dhe as nuk detyron ndokënd që të importojë mbeturina. Ne nuk vendosim rregulla se çfarë ju duhet të importoni dhe në cfare menyre t'i importoni", tha zëdhënësi.
I pyetur nëse qëndrimi kundërshtues i Presidentit të Republikës, apo ai i opozitës për të mos miratuar këtë ligj, bie ndesh me detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja, zëdhënësi i Komisionit e mohoi një gjë të tillë, duke nënvizuar se Shqipëria nuk kishte as ndonjë afat të përcaktuar kohor se kur duhej ta miratonte ligjin. "Kthimi i ligjit është e drejtë kushtetuese e Presidentit, është e drejtë e opozitës që ta kundërshtojë atë. MSA-ja nuk parashikon asnjë afat kohor mbi ligjin e menaxhimit të plehrave, ajo çfarë MSA-ja thotë është vetëm që në mënyrë graduale, ju duhet të përshtasni legjislacionin europian dhe kaq", tha Stano.
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33%
-
Jo
61.4%
-
Deri diku
5.6%
Vota total: 860
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër
28 Nëntor, 16:33
-
SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë
28 Nëntor, 16:30
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55