Komisioni i BE-së shprehu shqetësimin e saj mbi përgjimet e komunikimeve elektronike nga ana e qeverisë amerikane, duke shtuar se kjo çëshje do të diskutohet edhe gjatë bisedimeve SHBA-BE këtë javë në Dublin.
"Komisioni Evropian është i shqetësuar në lidhje me pasojat e mundshme për jetën private të qytetarëve të BE-së. Ne shpresojmë që të marrim shpjegime dhe detaje mbi këtë temë nga autoritetet amerikane”, tha zëdhënësja e Viviane Reding, Komisionerja Europiane për Drejtësi, në një konferencë për shtyp.
Ndërsa, përsa i përket të drejtave të qytetarëve të një shteti anëtar të BE-së, ajo tha se i takon autoriteve të bllokut europian nëse të dhënat mund të transmetohen ligjërisht. Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar përdorimin e programit të fshehtë, me emrin e koduar “Prism”, i cili sipas dokumenteve të raportuara në ‘Ëashington Post’ dhe në gazetën britanike ‘The Guardian’ ka monitoruar komunikimet elektronike të milionave qytetarëve amerikanë.
Gjatë histories, SHBA-ja dhe BE-ja kanë pasur një sërë marrveshjesh transatlantike në ndarjen e të dhënave financiare dhe pasagjerëve evropianë. Tani Bashkimi Evropian po diskuton për të ndryshuar një ligj që daton që prej 20 vjetësh për të forcuar të drejtat e qytetarëve europianë.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com