BE pakt me Ballkanin Perëndimor
"Do të strehoni 100 mijë refugjatë"

BE pakt me Ballkanin Perëndimor<br />
Takimi mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor ka përfunduar me një marrëveshje mes plaëve. Pas disa orë diskutimesh liderët kanë pranuar një plan 17 pikësh përmes të cilit synohet të menaxhohet fluksi i migrantëve nga vendet e Ballkanit.

Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker ka thënë se plani përfshin edhe krijimin e qendrave të strehimit të cilat do të presin 100 mijë emigrantë, e këto qëndra do të ngrihen përgjatë rrugës nga Greqia deri në Gjermani.
 
Juncker tha se Agjencia e OKB-ës për Refugjatë UNHCR do të ndihmojë në pritjen e 50 mijë emigrantëve në Greqi dhe pjesa tjetër do të ndahet mes vendeve të tjera të Ballkanit.

Gjithashtu për të mbrojtur Shengenin sipas Janker, në kufirin mes Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë do të vendosen 400 forca policie nga FRONTEX.
 
Presidenti i Komisionit Europian tha se zhvendosja e njëanshme e emigrantëve nga njëri kufi në tjetrin duhet të ndalojë njëherë e mirë.
 
Në samit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama që tha se edhe Shqipëria mund të preket nga kriza gjatë stinës së dimrit ndaj duhet bashkëpunim rajonal për përballimin e situatës.
 
Numri më i madh i emigrantëve që vijnë nga Mesdhu për në Evropë, ka krijuar ndarje brenda bashkimit Europian. 
 
Më shumë se 650,000 emigrantë vlerësohet të ketë ardhur nga deti deri më tani këtë vit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), por numri i saktë ende nuk dihet. Konflikti në Siri vazhdon të jetë burimi më i madh i emigrantëve.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten