Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar se Bashkimi Europian po rrezikohet. Në një seancë plenare në Strazburg për objektivat e vitit 2016,  Juncker theksoi se rreziku më i madh është shkatërrimi i zonës Shengen.

“Sot është në rrezik Schengeni, nesër njerëzit do të pyesin, përse kemi një monedhë të përbashkët. Bashkimi Evropian është i kërcënuar në themelet e tij dhe ndoshta nuk
po e kuptojmë”.


Presidenti i Komisionit Europian tha se zhvillimi ekonomik dhe punësimi mbeten prioriteti kyç për ekzekutivin europian.  Sipas tij për rrijetin e punësimit në zonën euro do të investohen 315 milionë euro.   Kriza e emigrantëve ishte një tjetër pikë për të cilën  Juncker foli me kritika.

“Shtetet anëtare duhet të respektojnë angazhimet e veta. Unë nuk mund të pranoj se zhvendosja e 160,000 refugjatëve nuk është zbatuar. KJo është e rëndë për unionin”
Kriza e emigrantëve ka bërë që 7 vende europiane të vendosin kontrolle në kufij, ndërsa pikëpyetje të shumta janë ngritur për vazhdimësinë e lëvizjes së lirë brenda Bashkimit Evropian.

Deri tani brukseli është treguar i paaftë të menaxhojë krizën, ndërsa sulmet terroriste kanë ngjallur frikë se politika e dyerëve të hapura ishte një gabim.