/ATSH-AFP/ - Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Maros Sefcovic shfaqi sot vullnetin për arritjen e një marrëveshjeje tjetër për gazin për të garantuar furnizimin e BE-së, gjatë një takimi në Bruksel me ministrat rusë dhe ukrainas të Energjisë.
"Shpresoj për një zgjidhje pozitive në këtë takim tripalësh me rusin, Alexandre Novak dhe ukrainasin, Volodymyr Demtchichine, që do të fillojë në orën 14:00 GMT, nënvizoi komisioneti në një mesazh në rrjetin social tweeter.
Ky ndërmjetësim duhet t'i paraprijë bisedimeve në fusha të ndryshme", theksoi një burim i afërt me këtë çështje.
Asnjë konferencë shtypi nuk është parashikuar pas këtij takimi, organizuar me urgjencë nga Sefcovic për të parandaluar një krizë tjetër për gazin mes Kievit dhe Moskës, që mund të pengojë livrimet e gazit rus në Bashkimin Evropian. Rreth 15 për qind e importeve të gazit drejt BE-së kalojnë tranzit nga Ukraina.