Komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, kur u pyet në lidhje me fondet e IPARD të cilat u bllokuan nga BE për Shqipërinë, theksoi se Shqipëria duhet të ndryshojë kulturën politike.

"Komisionere për Zgjerimin: Po, jam e sigurt, por duhet të jemi të kujdesshëm. Ka shumë arsye për këtë: Së pari, janë paratë e taksapaguesve europianë. Dhe unë jam gjithashtu përgjegjëse për taksapaguesit e BE-së. Së dyti, janë bërë përparime. Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore", që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike. Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit. Është e rëndësishme për ne, por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë. Në fakt, unë jam e rreptë dhe ne jemi të rreptë në të gjithë kapitujt që ata duhet të përmbushin dhe tani Shqipëria. Dua të theksoj se ne hapëm të gjithë grup-kapitujt, por tani fillon puna e vërtetë. Pra, duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli. Ata duhet të përmbushin kriteret e ndërmjetme, kështu që ka disa kritere që duhet të përmbushin. Pasi të përmbushen, ne do të jemi në gjendje të mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyqësor, të drejtat e njeriut, gjithçka që është në grupin e parë, është në të vërtetë kaq e rëndësishme, saqë ne e fillojmë dhe e mbyllim me të. Kështu që ne mund të monitorojmë edhe zhvillimet ndërmjet",- tha eurokomisionerja për DW.

E pyetur për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë, Kos tha se fenomeni i korrupsionit ekziston në çdo vend të botës, por e rëndësishme është që institucionet e drejtësisë së këto vende të jenë mjaftueshëm të forta për t'i zbuluar rastet dhe për të ndëshkuar.

"Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t'i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas",- tha Kos.