/ATSH-Gjergji Mima/ - Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj zhilluan sot një takimi me Drejtorin e Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian, Jean Eric Paquet dhe ekipin e tij.
Sipas burimeve nga ministria e Integrimit Europian, fokusi i takimit ishte plani i Bashkimit Europian për të financuar projekte madhore në Ballkanin Perëndimor që lidhen ngushtësisht me infrastrukturën në rajon.