BE: Plotësoni rekomandimet
pastaj flasim për Statusin

BE: Plotësoni rekomandimet<br />pastaj flasim për Statusin
BRUKSEL - Ditën kur Serbia mori Ok për statusin e integrimit ne BE, Stefan Fyle deklaroi se Shqiperia duhet të bindë akoma ndërkombëtarët. BE do të vendosë për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, vetëm pasi të bindet për plotësimin e 12 rekomandimeve. Komisioneri i BE, Stefan Fule deklaroi sot në konferencën për shtyp në Bruksel se vendi ynë duhet të bindë ndërkombëtarët se ka plotësuar 12 rekomandimet kyce të përcaktuara nga Komisioni Europian. Fyle tha se nuk ka asnjë ndryshim në kriteret e percaktuara nga KE duke theksuar se vetëm implementimi i këtyre kritereve kyce mund ta bëjë Shqiperinë të fitojë statusin e vendit kandidat.

“Kur të kemi informacione se Shqipëria i ka përmbushur këto kritere, atëherë do t’i raportojmë Këshillit Europian dhe do bëjmë rekomandimet adekuate për hapin e rradhës”, tha Fyle.

Sa i takon sfidave, Fyle tha se duhet të vazhdojë konsensusi dhe bashkepunimi qeveri-opozitë .“ Po flasim për reformën elektorale dhe legjislative dhe qasjen e re ndaj këtyre 12 kritereve për ta bërë një proces gjithpërfshirës ku të marrin pjesë jo vetëm qeveria, por dhe opozita por dhe aktorë të tjerë të rëndësisheëm. Kjo ka të bëjë gjithashtu dhe me mënyrën se si qeveria dhe opozita punojnë bashkë ne parlament, veçanërisht përsa i përket ligjeve për miratimin e të cilave kërkohen 3/5 e votave. Por dhe me cështje të tjera që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me axhendën europiane të Shqipërisë”, tha Fyle.

Përfaqesuesi danez Nikolai Wammen, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së BE theksoi se BE mirëpret të gjitha hapat e ndërmarra nga Shqipëria për të promovuar reformat, demokracinë dhe stabilitetin në Europë.


Këshilli i ministrave për çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian, kanë rekomanduar dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë. Në një konferencë për shtyp, ministrat e jashtëm të BE deklaruan se rekomandojnë dhënien e statusit kandidat për këtë vend.
Stefan Fyle në fjalën e tij tha se ky vendim hap rrugën e një marrëdhënie të re të Serbisë me familjen evropiane. Gjithashtu është vendosur fillimi i studimit të fizibilitetit më Kosovën.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)