BE: Presidenti Nikoliç i njeh
kushtet e BE për njohjen e Kosovës

BE: Presidenti Nikoliç i njeh <br />kushtet e BE për njohjen e Kosovës
Trupi diplomatik në Bruksel ka deklaruar se Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç është i vetëdijshëm që BE nuk po i kërkon të njohë pavarsinë e Kosovës.
Sipas tyre, njohja e pavarsisë së Kosovës nuk është kusht për progresin e Serbisë drejt procesit të integrimit në BE.

Dukë komentuar deklaratën e Nikoliç se ai nuk do të shkojë në Bruksel për të gjetur nëse BE insiston që Serbia të njohë Kosovën, ata kanë deklaruar, se presidenti Serb, qeveria dhe publiku e dinë pozicionin e BE.

Zgjidhja e çështjes me Prishtinën do të vijë gradualisht deri sa pritet që Serbia të antarësohet. Këtë ende askush nuk e di se si do të zgjidhet, edhe përse kjo është pozita e shumicës së shtetetve  të BE që Serbia të mos lejohet të bëhet antare e BE ndërsa ka ende çështje të pazgjidhura të territoreve, shpjeguan diplomatët e BE.

Zëdhënësja e përfaqësueses se lartë të BE Ketrin Eshton, Maja Koçijançiç ka deklaruar se kushtet që Serbia të ketë akses, janë përcaktuar nga Këshilli Europian në Dhjetor të vitit 2011.
Serbia e ka arritur nivelin e nevojshëm të harmonizimit me kriteret për anatërsimin në BE, veçanërisht kur bëhet fjalë për përmirësimet e marrëdhënieve me Kososvën, tha ajo.

Lidhur me çështjen e deklaratës së Nikoliçit për gjenocidin në Srebenicë, ajo tha se pozicioni i BE për këtë çështje ka qënë i qartë. Duke cituar deklaratat e Eshton dhe të Presidentit të Komisionit Europian, Hose Manuel Baroso, që “masakra në Srebenicë për BE është gjenocid”, dhe kjo është konfirmuar edhe nga gjykata e Hagës dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar