BE prezanton planin për një “zonë ushtarake Shengen”

BE prezanton planin për një “zonë ushtarake Shengen”

Komisioni Europian prezantoi sot një plan veprimi për të përmirësuar lëvizshmërinë e trupave dhe të pajisjeve ushtarake në kontinentin europian, në kuadrin e tensioneve në rritje me Rusinë.
Objektivi i Brukselit është që të heqë përgjithnjë pengesat ligjore që pengojnë lëvizjet ushtarake ndërkufitare dhe për të përshtatur infrastrukturat rrugore dhe hekurudhore për transportimin e mjeteve si tanket.
Kjo iniciativë hyn në strategjinë e krijimit të një Europe të Mbrojtjes, një sektor në të cilin shumica e vendeve e ruajnë me xhelozi sovranitetin kombëtar.
Para se të fillojnë projektet konkrete, që do të vijnë më vonë, ekzekutivi europian filloi të mërkurën një testim të situatës aktuale për lëvizshmërinë ushtarake dhe ka përcaktuar një kalendar për muajt e ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardian Heta: 29/03/2018 04:18

    Shyqyr.. te pakten ta marre vesh rusi, te rrije urte e te zeri pak frike.... Ku eshte pare qe ne nuk leme gje pa shpikur qe rusi me te vertete te na sulmoje dhe ata (ruset) prap nuk bejne ate qe NATO dhe EU deshirojne !!! Po perse ne ruset do merremi akoma ? Jo ore lum miku.. kur NATO dhe EU thone qe Rusi eshte agresor ateher ai ( ruset) duhet te sillen sk te tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën