BE projektligj për ndalimin e inteligjencës artificiale e Chat GPT

Deputetët kryesorë të BE-së ranë dakord për disa ndryshime të projektligjit të inteligjencës Artificiale, duke përfshirë Chat GPT, ndërsa njohja e fytyrës me kamerat e inteligjencës së "Big Brother" në rrugë është drejt ndalimit. Ky votim në parlamentin e BE-së për ndalimin e inteligjencës artificiale shihet si test kyç në formimin e ligjeve të para në botë për të. Megjithatë, ndalimi pritet të kundërshtohet nga një grup deputetësh të qendrës së djathtë, duke argumentuar se skanimi biometrik duhet të përdoret për të luftuar krimet e rënda si terrorizmi.

Amendamenti është pjesë e një pakete propozimesh për ligjet e para të inteligjencës artificiale në botë, të cilat mund të shohin kompanitë të gjobiten deri në dhjetë milionë euro ose të hiqen nga tregtia brenda BE-së për shkeljen e rregullave. Nëse miratohet, projektligji do të ndalojë gjithashtu njohjen emocionale të bazuar në inteligjencën artificiale që punëdhënësit ose policia mund të përdorin për të identifikuar punëtorët ose shoferët e lodhur. Organizatat bamirëse kanë ngritur shqetësime se njohja e fytyrës në kohë reale mund të keqpërdoret nga agjencitë shtetërore dhe policia kufitare.

Pas marrëveshjes së dy komisioneve kompetente të Parlamentit Evropian, këto çështje do të votohen në qershor, ku më pas deputetët do ta finalizojnë me vendet e BE-së dhe Komisionin Evropian. Akti i Inteligjencës Artificiale, një ligj i propozuar i paraqitur nga Komisioni Europian ka qenë gati dy vite në përgatitje, me ndryshime të reja të shtuara së fundmi për të adresuar rreziqet e paraqitura nga sistemet e AI për qëllime të përgjithshme.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 11/05/2023 16:40

    Sa e sa pun do ikun pre njerzite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë