BE: Rikapitalizimi i bankave duhet të përfundojë deri në fund të 2015-ës

/ATSH-AFP/ - Rikapitalizimi i katër bankave kryesore greke, Banka Kombëtare e Greqisë (BNG), Banka e Pireut, Alpha dhe Eurobank, duhet të përfundojë deri në fund të vitit, konfirmoi sot zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian i ngarkuar me euron, Valdis Dombrovskis.
"Është i rëndësishëm përfundimi i rikapitalizimit të bankave deri në fund të këtij viti për të shmangur vështirësitë tyre financiare", theksoi zëvendëspresidenti në përfundim të një takimi me guvernatorin e bankave të Greqisë, Jannis Sturnaras.
Një projektligj do të paraqitet në Parlamentin grek këtë javë për të vendosur rregullat për rikapitalizimin, i treti që prej shpërthimit të krizës së borxhit në vitin 2010.
Rikapitalizimi i bankave është parashikuar në marrëveshjen për një kredi të re akorduar vendit në muajin korrik nga zona euro dhe FMN.
Kjo kredi prej 86 miliardë eurosh në tre vjet, parashikon një vlerë prej 25 miliardë euro për nxjerrjen nga vështirësitë financiare të bankave, që janë përballur me një rrjedhje të konsiderueshme të kapitaleve që prej një viti në sfondin e negociatave të vështira mes Athinës dhe kreditorëve, BE dhe FMN, për vazhdimin e politikave shtrënguese.
Valdis Dombroskis theksoi se rikapitalizimi i bankave varej nfa vlerësimi i aplikimit të masave shtrënguese kërkuar nga kreditorët si dhe rezultatet e testeve të rezistences të bankave greke që do të publikohen në të ardhmen nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).
"Rikapitalizimi i bankave është i lidhur me vlerësimin e parë të programit parashikuar në muajin nëntor", nënvizoi Dombrovskis.
Dje, në ditën e parë të vizitës së tij në Athinë, zëvendëspresidenti u takua me kryeministrin, Aleksis Cipras, ministrin e Financave, Eucleide Tsakalotos dhe ministra të tjerë për progreset e kryera në aplikimin e këtyre masave./

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit