Rreth tre mijë prej tyre vijnë nga vendet perëndimore, duke filluar me Francën (më shumë se 700), më pas Britania e Madhe (rreth 400), Gjermania (270) dhe Belgjika (250).
Por pjesa më e madhe vjen nga vendet arabe, me në krye Tunizinë (3000 luftëtarë) dhe Marokun (1 500 luftëtarë). Numri i luftëtarëve të huaj është rreth dy mijë më shumë se sa ishte në Afganistan.
"Arar al Sham, Jabhat al Nusra dhe ISIS, të cilat janë themeluar nga anëtarë të Al Kaedas, janë grupimet që tërheqin më shumë luftëtarë të huaj. Këto tre grupime janë më të afta në vendosjen në terren të një numri të lartë trupash, janë më mirë të organziuara dhe më mirë të financuara se sa grupimet rivale më të moderuara", shkruan Barrett.
Sipas tij lufta në siri, me shumë mundësi, do të shndërrohet në një incubator për një gjeneratë të re tërroristësh./
/G.S/