BRUKSEL, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Sipas një anketimi të ri, shumica e qytetarëve evropianë mendojnë se vendi i tyre gjeneron shumë mbeturina. Kjo anketë mbi sjelljet e evropianëve kundrejt menaxhimit të ndotjes dhe të burimeve në mënyrë efiçente tregon se 96 për qind e të pyeturve thonë se është e rëndësishme për ta që Evropa të përdorë burimet e saj në mënyrë më efiçente.
Rreth 68 për qind e tyre shprehet se është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje, ndërsa tre për qind e tyre thotë se këto masa nuk kanë rëndësi. Në të gjithë BE-në, nëntë nga 10 të pyetur listojnë se letrat, kartonat, kartonat e pijeve, plastiket dhe qelqet të përdoren më pak, ndërsa tre të katërtat e të pyeturve mendojnë se më pak duhet të përdoren detergjentet e ndryshme, kanaçet metalike, shpërdorimi elektrik dhe shpërdorimi i ushqimeve.
Por megjithatë ka diferenca të konsiderueshme mes anëtarëve të BE-së, ku 99 për qind që kërkojnë reduktimin e ltrave në austri deri tek 28 për qind që kërkojnë reduktimin e detergjenteve në Rumani.
Komisioneri për Mjedisin, Janez Potoçnik tha se "ndotja tashmë është bërë një problem, evropianët kërkojnë të ndosin më pak dhe ata po përpiqen të bëjnë përpjekje të praktikojnë atë që predikojnë. Ky është një hap drejt një ekonomie më ricikluese. Dëshira për të ricikluar më shumë ekziston, tashmë ne duhet të vendosim mekanizmat që të ndihmojnë në këtë aspekt".
Rreth 83 për qind e personave përpiqen të evitojnë shpërdorimin e ushqimit dhe elementeve të tjera duke blerë atë që ju nevojitet, ndërsa 77 për qind përpiqen që objektet e thyera t'i rregullojnë para se të blejnë të reja. Ndërkohë që 67 për qind dhurojnë ose shesin objekte për t'u ripërdorur, ndërsa 62 për qind përpiqen të mos blejnë të mira të mbipaketuara, 60 për qind përdorin bateri të rikarikueshme ose pinë ujë rubineti që të mënjanojn ndotjen nga shishet plastike./
/G.S/