BE:’Rama 2’, fokus tek Vetingu
anti-kanabisi dhe azilkërkuesit

BE:’Rama 2’, fokus tek Vetingu<br />anti-kanabisi dhe azilkërkuesit
Brukseli kërkon nga qeveria e re ‘Rama 2’ që të fokusohet tek zbatimi i reformës ne drejtësi e në mënyrë specifike tek vetingu.
 
Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, thekson se BE pret nga qeveria Rama 2, përveç zbatimit te reformës ne drejtësi edhe luftën kundër drogës si dhe adresimin e çështjes se azilkërkuesve.
 
Tani ne presim një qeveri të angazhuar fort për të çuar vendin përpara në rrugën e integrimit përmes përpjekjeve të qëndrueshme për reforma.
 
Qeveria e re, veçanërisht, duhet të përqendrohet tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, i cili është thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
 Qeveria e re duhet gjithashtu të fokusohet në mënyrë më efektive në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit dhe përtej kuadrit të 5 prioriteteve kyçe, të trajtojë edhe çështjen e aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet anëtare të BE dhe në vendet që janë pjesë e Shengenit
” tha ajo për Vizion Plus.
 
Rama ka paralajmëruar se ditën e diel do të shpallë qeverinë re, ndërsa nesër do të mbahet takimi me kryeministrat e Ballkanit në Durrës.
 
Procesi i vetingut dhe zbatimi i reformës ne drejtësi, pritet te nisë në muajin shtator e pas kësaj, Shqipëria synon hapjen e negociatave për anëtarësim ne BE, e cila duket se do te jete nje prej sfidave kryesore te qeverise ‘Rama 2’.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës