BE: S'kemi kohë për lojërat tuaja
politike, PDK s'ka më shumicën

BE: S'kemi kohë për lojërat tuaja<br />politike, PDK s'ka më shumicën
“Bashkimi Europian nuk ka kohë të merret me lojërat politike të Kosovës.” Deklara është bërë nga  zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian për mediat kosovare sipas të cilëve unioni është i shqetësuar për situatën në Kosovë pas zgjedhjeve, lidhur me insistimin e PDK-së që të jenë ata që të formojnë qeverinë e re ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme, duke e parë këtë si një sjellje në dëm të interesave afatgjata të Kosovës.

Sipas tyre vendet anëtare të BE kanë vendosur të mos përzihen dhe t’ua lënë në dorë vetë politikanëve kosovarë për gjetjen e një zgjidhje.

“Nuk e di a është mirë për Kosovën apo keq kur shumë pak në BE i intereson se çfarë po ndodh atje. Disa vende nuk duan të përzihen, disa nuk u intereson fare. Ka në botë dhe në vetë BE-në aq shumë probleme saqë shumë pak kanë kohë dhe energji të merren me lojërat politike të Kosovës”, shprehet një diplomat i BE, për mediat kosovare

Siç theksojnë mediat kosovare, diplomatët e BE-së shprehen se nuk do të përzihen në çështjet e brendshme të Kosovës dhe se u takon vetë strukturave politike të Kosovës t’i formojnë institucionet. Sipas të njëjtave burime, Bashkimi Europian rekomandon PDK-në të kuptojë që tashmë ata nuk kanë shumicën në Kuvend.

“Në një moment Thaçi dhe PDK-ja duhet ta kuptojnë se, pa marrë parasysh nëse na pëlqen apo jo, ata nuk e kanë shumicën në Kuvend, por atë shumicë e ka siguruar dikush tjetër. E në botën demokratike pushtetin e ka ai që siguron shumicën në kuvend“, ka thënë një diplomat i BE-së.  

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital