BE, Sequi: Ndërmerrni
hapa konkretë, miratoni ligjet

BE, Sequi: Ndërmerrni<br />hapa konkretë, miratoni ligjet
TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian deklaron se duhen ndërmarrë hapa konkretë për realizimin e planit të veprimit për integrimin e Shqipërisë në BE. Duke folur në mbledhjen e komisionit të Integrimit, ambasadori Ettore Sequi kërkoi fuqizimin e rolit të këtij komisioni në realizimin e plan veprimit.

Ambasadori i Bashkimit Europian deklaron se duhen ndërmarrë hapa konkretë për realizimin e planit të veprimit për integrimin e Shqipërisë në BE. Duke folur në mbledhjen e komisionit të Integrimit, ambasadori Ettore Sequi kërkoi fuqizimin e rolit të këtij komisioni në realizimin e plan veprimit.

“Prania ime këtu është provë e rëndësisë për Planin e Veprimit. Duhen të hidhen hapa konkretë. Komisioni i Integrimit duhet të fuqizojë më tej rolin e tij.” – tha Sequi duke paralajmëruar një tjetër vizitë të drejtorit të Drejtorit të Zgjerimit në Komisionin Europian Stefano Sanino. Ky i fundit vetëm një javë më parë, javën e parë të shkurtit, erdhi në Tiranë për të ndjekur nga afër hapat që janë ndërmarrë për realizimin e plan veprimit të BE.

Sequi tha se BE ndjek me vëmendje punën për reformën zgjedhore dhe parlamentare, dhe “me rëndësi është miratimi i ligjeve me 3/5."
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie