Përpara se të lejojë Beogradin të hedhë hapa të tjerë drejt antarësimit në BE, BE kërkon më tepër siguri nga Serbia. Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, tha se blloku ka nevojë për më shumë siguri nga Serbia në dialogun me Kosovën.

Liderët e bllokut 27-antarësh pritet që në mbledhjen e 9 dhjetorit të vendosin nëse do t’i japin Serbisë statusin e kandidatit.

Serbia dhe Kosova filluan dialogun për çështje teknike, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, marsin e kaluar.

Të dyja palët kanë shënuar progres të limituar këtë javë me rifillimin e bisedimeve, pas ndërprerjes dymujore, që u shkaktua nga problemet në veriun e Kosovës.