BE sërish ultimatum Rusisë: Lironi menjëherë Navalnyn!

BE sërish ultimatum Rusisë: Lironi menjëherë Navalnyn!

Charles Michel

Sërish ultimatum për Rusinë, BE kërkon lirimin e liderit opozitar rus Alexei Navalny, pas arrestimit të tij më 17 Janar në një aeroport në Moskë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel,  ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.

“Në bisedën time me Putinin sot, kam ritheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Twitter.

Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht. Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht pas disa akuzave të ngritura për përvetësim fondesh. Ai përballet me tre vjet e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.

Alexei Navalny ra në koma ndërsa fluturonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe u transferua nga një spital në Siberi në një spital të Berlinit dy ditë më vonë, pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve në veçanti të Kancelares Merkel. Ai ka qenë një kritik i hapur i Putinit dhe Kremlinit për vite me radhë, dhe autoritetet ruse e kanë vënë në shënjestër atë. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja