BE: S'ka zgjidhje të tensioneve Rusi-Ukrainë pa Europën
Një ushtar në rajonin Luhansk të Ukrainës, që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia
Komisioni Evropian dhe Franca kanë shprehur nevojën e përfshirjes evropiane, teksa Rusia dhe Perëndimi po vazhdojnë të përballen diplomatikisht lidhur me kërcënimin e mundshëm të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, tha se “një gjë është e qartë: S’ka zgjidhje pa Evropën. Cilado që të jetë zgjidhja, Evropa duhet të përfshihet”.
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja të rënda nëse e pushon Ukrainën, teksa Moska ka grumbulluar mijëra trupa në afërsi të kufirit ukrainas dhe po kërkon garanci të sigurisë kundër zgjerimit të NATO-s nga lindja.
Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian “është shumë prezent” në Ukrainë, përfshirë edhe përmes ndihmës miliardëshe që i jep Kievit. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me shefen e KE-së, presidenti francez, Emmanuel Macron mirëpriti bisedimet direkte SHBA-Rusi, që do të nisin javën e ardhshme. Ai tha se “arkitektura e sigurisë evropiane”, na “takon ne që ta ndërtojmë”.
Macron tha se “është mirë që ka diskutime ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë” dhe shtoi se “bashkëpunimi ndërmjet evropianëve dhe amerikanëve për këtë çështje është shembullor”.
Por, ai i bëri thirrje BE-së që të zhvillojë bisedime me Moskën. Zyrtarët e SHBA-së dhe Rusisë do të takohen në Gjenevë më 10 janar, ndërkaq një takim NATO-Rusi dhe BE do të mbahen më pas dhe kriza në Ukrainë do të jetë temë e diskutimeve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
'Luftë civile' në kampin e Trump, të gjithë kundër Musk pasi i doli në krah emigrantëve të kualifikuar
27 Dhjetor, 21:22
-
Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
27 Dhjetor, 21:16
-
Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie
27 Dhjetor, 21:08
-
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin
27 Dhjetor, 20:56
-
Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së
27 Dhjetor, 20:45
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor, 20:13
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor, 19:39
-
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
27 Dhjetor, 18:35
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor, 11:13
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03