Bashkimi Evropian ka shprehur solidarizimin me Turqinë pas sulmit terrorist në një dasmë në Gaziantep ku mbetën të vrarë 50 persona dhe rreth 100 të tjerë u plagosen.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini nëpërmjet një deklaratë të përbashkët me komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë dënuar sulmin terrorist në Gaziantep.

Në deklaratën e BE shprehen ngushëllimet për familjet e personave që humbën jetën si dhe është uruar shërimi i shpejtë për të plagosurit.

Në deklaratë theksohet se Turqia është vendosur edhe njëherë në mënyrë dramatike në objektiv të sulmeve terroriste dhe qyteti Gaziantep është cilësuar si “simboli i dhimbjeve të mijëra personave që janë larguar nga lufta në Siri”.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com