'BE të mbajë fjalën', ministri i Jashtëm maqedonas: Të hapen bisedimet sa më parë

'BE të mbajë fjalën', ministri i Jashtëm maqedonas: Të hapen bisedimet sa më parë

Ashtu si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut ka marrë rekomandimin pozitiv nga Këshilli i Evropës për çeljen e negociatave për anëtarësim me BE-në. Por kjo duket se nuk i ka kënaqur sa duhet drejtuesit e diplomacisë në vend. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitorv, thotë se duhet që gjërat të bëhen më konkrete dhe të ketë një datë të saktë se kur duhet të hapen bisedimet. I ftuar në emisionin “24 analiza”, ai  tha se Bashkimi Evropian ka bërë një premtim të cilin duhet ta mbajë sa më shpejt të jetë e mundur.

Duhet të insistojmë që sa më shpejt të miratohet ai vendim, sepse çdo vonesë sjell rreziqe. Bota dhe Evropa janë mjaft të paparashikueshme dhe për këtë arsye ne kemi një interes, Bashkimi Evropian të mbajë fjalën e vet nga viti i kaluar”, tha Dimitrov.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat