BE thirrje Hungarisë: Respektoni
rregullat e vendosura për azil

BE thirrje Hungarisë: Respektoni<br />rregullat e vendosura për azil
HUNGARI-Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Hungarisë për tu siguruar që ligji i ri që qeveria hungareze ka vendosur për sa i përket azilkërkuesëve, të mos thyej rregullat e Bashkimit Evropian të vendosura për azilkërkuesit.
 
Komisioneri Dimitris Avramopoulos është takuar gjata ditës së djeshme me zyrtarë hungarezë, ku pas takimeve ka deklaruar se ekspertët do të diskutojnë për rregullat e reja të vendosura për azilkërkuesit.
 
“Parimet evropiane janë të përbashkëta dhe të gjitha shtetet anëtare janë pajtuar që ato duhet të respektohen dhe zbatohen nga të gjithë. Në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit pozitiv, ne kemi vendosur që të punojmë së bashku, që të sigurohemi se rregullat e BE-së do të respektohen”, është shprehur Avramopoulos  gjatë një konference për mediat në Budapest.
 
Sipas ligjit të ri, i cili ka hyrë në fuqi në Hungari, ky shtet ka të drejtë që të ndalojë të gjithë azilkërkuesit në kufi dhe t'i vendosë ata në kampe.
 
Vendimi i qeverisë hungareze është kritikuar nga agjencitë e OKB-së dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar