BE thirrje Presidentit të Maqedonisë:
Mos pengoni krijimin e qeverisë së re

Komisioneri Europian i Zgjerimit, Johannes Hahn  i ka bërë thirrje Presidentit të Maqedonisë që të mandatojë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për krijimin e qeverisë së re pas mbledhjes së firmave të 67 deputetëve pas marrëveshjes me BDI.
 
Pranimi dhe respektimi i rezultateve zgjedhore, si dhe e drejta e udhëheqësve për të tentuar krijimin e qeverisë është shenjë e demokracisë së shëndoshë.
 
Pengesat dhe mosvlerësimi i përpjekjeve të tilla nuk kanë vend në një proces demokratik
”, thekson Hahn.
 
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe Presidenti i zgjedhur prej tij Ivanov duket se nuk e kapërcejnë dot faktin se opozita arriti marrëveshje me shqiptarët për të formuar qeverinë. 


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave