BE: Vendimi për krizën politike në Malin e Zi duhet të merret nga institucionet vendase

/ATSH-MIA/ - Çdo vendim lidhur me daljen nga kriza aktuale politike në Malin e Zi, duhet të merret nga institucionet e vendit të vogël ballkanik dhe jo me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, tha sot
unioni nëpërmjet një prej zëdhënëseve të tij.
"Brukseli mbetet në qëndrimin se dialogu politik  mes përfaqësuesve të partive politike duhet të udhëhiqet veçanërisht nga institucionet e sistemit, përkatësisht në parlament", deklaroi Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini.
"Porosinë e Brukselit për liderët malazezë, Miodrag Lekiç, Aleks Beçiç dhe Zharko Rakçeviç e ka njoftuar shefi i
Delegacionit të BE-së në Podgoricë Mitja Drobniç", saktësoi Kocijançiç.
Liderët e tre partive thanë dje se ishte e domosdoshme formimi i një qeverie të unitetit kombëtar, që mund ta kontrollonte procesin demokratik dhe të organizonte zgjedhje të reja.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit