BE, Vlahutin për shoqërinë civile:
Integrimin e kanë në dorë shqiptarët

BE, Vlahutin për shoqërinë civile:<br />Integrimin e kanë në dorë shqiptarët
TIRANË - BE këmbëngul se reformat, veçanërisht ajo në drejtësi është çelësi i suksesit për përafrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në konsultimin me shoqërinë civile për programin e Bashkimit Europian për dy vitet e ardhshme shefja e delegacionit europian tha se integrimin e kanë në dorë shqiptarët.
 
“Është në bindjen time dhe të kolegëve të mi që përfaqësojnë institucionet e Bashkimit Europian që dialogu është thelbësor për të forcuar kapacitetet e shoqërisë dhe shtetit shqiptar për të zgjidhur sfidat por edhe për të përqafuar mundësitë që i ofrohen vendit, në rrugën e tranzicionit.
 
Sfidat që përballet Shqipëria janë të mëdha. zbatimi i ligjit dhe reforma në sistemin e drejtësisë janë të rëndësishme”
Vlahutin ka theksuar më tej se roli i shoqërisë civile është me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane e për këtë arsye ajo duhet të jetë më aktive në debatin politik .
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë