BE zgjat lehtësirat tregtare
për Ballkanin, përfiton Shqipëria

BE zgjat lehtësirat tregtare<br />për Ballkanin, përfiton Shqipëria
BRUKSEL- Bashkimi Evropian zgjat deri në fund të vitit 2015 afatin e regjimit preferencial tregtar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë se produktet e vendeve si Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi dhe Kosovë do të vazhdojnë të përfitojnë tarifa preferenciale doganore në Bashkimin Evropian.

Regjimi preferencial tregtar plotëson marrëveshjet stabilizim-asociimi që kanë të bëjnë vetëm me një numër të kufizuar produktesh nga vendet e Ballkanit, si vera, sheqeri, disa produkte mishi gjedhi dhe disa produkte peshku.

Regjimi preferencial tregtar i krijuar në vitin 2000 dhe i rinovuar në vitin 2005 pritej të skadonte më 31 dhjetor 2010, por Komisioni kishte propozuar në fillim të vitit 2010 të zgjaste afatin deri në vitin 2015.

Ky regjim do të jetë veçanërisht i dobishëm për Kosovën, sepse ky vend nuk ka një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në, ndryshe nga ekonomitë e tjera në rajon, shpjegon Komisioni Europian nëpërmjet një njoftimi të bërë publik të premten. Në bazë të këtij regjimi 147 milionë euro mallra eksport të Kosovës do të jenë pa taksa doganore.
/sg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron