BE, zgjatet sërish mbetja në fuqi e
kontrolleve kufitare për 5 vende

BE, zgjatet sërish mbetja në fuqi e<br />kontrolleve kufitare për 5 vende
Bashkimi Evropian ka zgjatur kohën e mbetjes në fuqi të kontrolleve kufitare edhe për 3 muaj të tjerë duke pezulluar kështu përkohësisht zonën Schengen në 5 vende.

Këshilli i BE-së ka pranuar propozimin e Komisionit të BE-së për të lënë edhe tre muaj të tjerë kontrollet kufitare në Gjermani, Austri, Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Kontrollet kufitare të këtyre pesë vendesh priteshin të hiqeshin më 12 shkurt, kohë kur mbaronte edhe afati i përcaktuar.

Ndërkohë pritet që kontrollet në kufi të vazhdojnë të zgjaten çdo tre muaj deri në përfundimin e zgjedhjeve gjermane.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato