Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është parë në shoqërinë e një djali kohët e fundit.
“Daily Mail” ka publikuar së fundmi disa foto, ku bukuroshja me origjinë shqiptare shihet krah një djali brun. Dyshja është fotografuar afër një tregu ushqimor në Los Angeles, dhe duken shumë të afërt me njëri-tjetrin. Akoma nuk dihen detaje nëse ata janë të lidhur apo thjesht shokë me njëri-tjetrin.
Disa kohë më parë, në një intervistë për “Healthy”, ajo foli për jetën private duke treguar se ishte single.
“Është e vështirë. Unë mendoj se të qenit e famshme i ka frikësuar shumë meshkuj. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Do të them atë që dua”, tha Bebe.