Bebe Rexha hap zemrën,tenton të
bashkojë Rita Orën me Dua Lipën
Bebe po nxit një lloj bashkimi midis Rita Orës dhe Dua Lipës, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës.
Bebe Rexha ka vendosur të hapë zemrën në Instagram. Ajo ka postuar një foto të listës së iTunes në Britani, ku 3 këngëtare shqiptare ndodheshin në top list. Bëhet fjalë për vetë Bebe Rexhan, në vend të 13, për Rita Orën, në vend të 4 dhe Dua Lipa në vend të 6. Ajo shprehet e entuziazmuar me këtë fakt, duke u ndjerë krenare jo vetëm për arritjet e saj në muzikë, por edhe për arritjet e bashkëatdhetareve të saj të suksesshme.
Rexhe ka gjetur rastin të falenderojë babanë e saj, duke përmendur se familjet e tre yjeve të muzikës, kanë sakrifikuar shumë që ato të jenë aty ku janë.
"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. 3 vajza shqiptare janë pjesë gjithashtu. Kjo është e pabesueshme! E di që prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im ka ardhur në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë shqiptare që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Duket sikur Bebe po nxit një lloj bashkimi midis vajzave, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës. Tashmë, pritet që vajzat të mos jenë të renditura vetëm në Top listën e këngëve së bashku, por t’i shohim të treja në një foto, apo, pse jo, në një bashkëpunim muzikor.
d.gj/ Shqiptarja.com
113/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
65.9%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 3704
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Votimi në Parlament/ Theodhori në krye të KLGJ, Fejzulla te KLP, kaluan automatikisht! Rrëzohet zgjedhja e kreut të AMF! Kalon rezoluta e KLSH dhe Shërbimi Veterinar
17 Tetor, 12:00
-
Çfarë nuk u pa nga seanca plenare e ditës së sotme
17 Tetor, 11:56
-
LIVE- Deputetët e PD përplasje të ashpër me policinë, militantët zhvendosën nga Bashkia në dyert e Kuvendit
17 Tetor, 11:54
-
Berat Gjimshiti lë pas dëmtimin, bashkohet në stërvitje me Atalantën
17 Tetor, 11:45
-
Itali/ Pastronte paratë e grupit “Çopja”, arrestohet në Romë për ekstradim i kërkuari Klajdi Merkaj! Detajet e dosjes
17 Tetor, 11:41
-
‘Termometri Politik’, çdo muaj në Report Tv sondazhet ekskluzive në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën! Sonte në 21:00 në Frontline
17 Tetor, 11:40
-
Aksident në Sarandë/ I moshuari humbet kontrollin e automjetit, përfundon në oborrin e një banese, plagosen 4 austriakë
17 Tetor, 11:30
-
Kaosi në Parlament/ Braçe thirrje për marrje masash ndaj deputetëve opozitarë: Ndëshkim sipas ligjeve penale!
17 Tetor, 11:29
-
Armando Broja mbyll vitin me Kombëtaren, mjeku: Do edhe disa javë për rikthim
17 Tetor, 11:27
-
Milan Kundera në gjuhën e nënës, letërsisë dhe shqipes, përkthyesja Pasho: Ashtu si Kadareja vuajti moskuptimin!
17 Tetor, 11:22
-
Pas tensioneve në Kuvend rinis seanca plenare, të pranishëm vetëm deputetët e PS
17 Tetor, 11:21
-
Deputeti Dashnor Sula nuk dështon në tentativën e dytë, i vë zjarrin xhaketës së tij dhe e var te gardhi metalik!
17 Tetor, 11:17