Maluma është kthyer në një nga këngëtarët më të preferuar për të gjitha femrat. Me hitet e tij ai bëri për vete edhe shumë vajza shqiptare, pa përjashtuar edhe vetë këngëtaret tona.
Ka qenë Bebe Rexha, vajza me fat që e ka takuar yllin latin gjatë “MTV Video Music Awards 2018”, dhe nuk e ka humbur mundësinë për të bërë një foto me të.
“Nxehtë,”- shkruan këngëtarja shqiptare krahas fotos me yllin e hitit “Felices los 4”. Komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta, madje disa nga fansat shkruanin se ‘ndjenin’ një bashkëpunim në ajër. Por komenti i Encës ishte ai që na bëri përshtypje. Ajo ka shprehur hapur pëlqimin për këngëtarin dhe i ka dërguar puthje.
Komenti i Encës
“Puthe dhe për mua, shkëlqeni të dy,”- komenton Enca.